Exit Poll-i i Albanian Post: 43% LVV, 22% PDK, 18% LDK, 7% AAK

07 qershor 2026 | 19:11

Zgjedhjet në Kosovë kanë përfunduar dhe qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre për orientimin e ardhshëm politik të vendit. Në bazë të exit poll-it të realizuar nga Albanian Post, partitë kryesore në Kosovë kanë regjistruar përqindjet e mëposhtme të votave, të cilat mund të ndikojnë në formimin e qeverisë së ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë rreth 43% votave, Partia Demokratike e Kosovës 22%, Lidhja Demokratike e Kosovës 18%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 %, si dhe rreth 10% të tjera ku përfshihen partitë e minoriteteve.

Këto rezultate mund të ndryshojnë pas përfshirjes së votave të diasporës. Sipas projeksioneve, për LVV-në pritet një rritje prej +1.5 deri në +2.2 pikë përqindjeje (pp), PDK-ja nuk pritet të ketë ndryshime, LDK-ja mund të pësojë një ndryshim prej 0.3 deri në 0.5 pp, ndërsa as AAK-ja nuk pritet të ketë ndryshim nga votat e diasporës.

Kolona djathtas tregon ndikimin e projektuar të diasporës në pikë përqindjeje (pp).

Bazuar në rezultatet e exit poll-it në legjislaturën e 11-të, LVV-ja do të ketë 49–51%, PDK-ja 24–25%, LDK-ja 19–20%, AAK-ja 7–8%, ndërsa subjektet e tjera rreth 20%.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV-ja kishte siguruar 51.1% të votave, PDK-ja 20.1%, LDK-ja 13.2–13.7% dhe AAK-ja 5.5–5.7%. Këto rezultate në legjislaturën e X-të ishin përkthyer në 57 ulëse për LVV-në, 22 për PDK-në, 15 për LDK-në dhe 6 për AAK-në.

Qytetarët e Kosovës të dielën, më 7 qershor, votuan për herë të tretë për përbërjen e legjislaturës së 11-të, pasi subjektet politike nuk arritën dakordim për çështjen e presidentit. Vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje edhe pas këtyre zgjedhjeve. / Albanianpost.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klan Kosova ka publikua exit poll-in për zgjedhjet e 7…