
Exit Poll-i i PIPOS: Kaq do të kenë ulëse në Kuvendin e Kosovës partitë politike
14 shkurt 2021
| 19:24
Instituti PIPOS ka publikuar të dhënat nga sondazhi i kryer sot.
Sipas këtij instituti Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 41.8 për qind, PDK-ja me 16.5 për qind, LDK-ja 15.2 për qind, AAK-ja 7.2 për qind dhe Nisma 2.6 për qind, raporton Klan Kosova.tv.
Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e ulëseve që do ta kenë partitë politike. Është LV-ja që do të ketë 52 ulëse, PDK-ja 20 ulëse, LDK-ja 19 ulëse, AAK-ja nëntë ulëse dhe komunitetet 20 ulëse.
(Këtu është numri i ulëseve i partive, ku përfshihen edhe votat nga diaspora)