Exit Poll-i i PIPOS: Vetëvendosja, e para me 41, 8 për qind

14 shkurt 2021 | 19:03

1 milion e 794 mijë e 862 votues me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

EXIT POLL-i i PIPOS, i prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova, e ka nxjerrë Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41.8 %.

Sipas këtij EXIT POLL-i, që nuk paraqet rezultatet zyrtare, partitë politike në vend në këto zgjedhje janë renditur kështu:

1: Vetëvendosje me 41.8 %

2: PDK me 16.5 %

3: LDK me 15.2 %

4: AAK me 7.2 %

5: Nisma me 2.6 %

6: Komunitet pakicë me 16.7 %

Më poshtë gjeni edhe grafikat me ulëset në parlament për secilat nga subjektet politike:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Divine Myles është rikthyer te Kosova dhe premton maksimumin. Ai…