EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LV-ja e para, e dyta PDK-ja dhe e treta LDK-ja

14 shkurt 2021 | 19:13

Qytetarët e Kosovës sot kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 47,9%

Partia Demokratike e Kosovës 17,7%

Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%

Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe

Partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.

Sipas këtij EXIT POLL-i renditja në Kuvendin e Kosovës do të jetë kështu:

LV –55 deputetë

PDK- 20 deputetë

LDK- 17 deputetë

AAK-8 deputetë dhe

Komunitetet do t’i kenë 20 deputetë.

Në këtë EXIT POLL nuk janë përfshirë votat nga diaspora.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti PIPOS ka publikuar sondazhin për zgjedhjet e 14 shkurtit.…