
Exit Poll-i pas pak në T7, Haxhiu: Në katër komuna s’ka balotazh, beteja e Drenasit po aq dramatike sa Prishtina, Mitrovica…
12 tetor 2025
| 18:56
Gazetari Baton Haxhiu paralajmëroi se “katër komuna janë pa balotazh”, pak para se në T7 të publikohen të dhënat e Exit Poll-it për zgjedhjet e sotme lokale.
Ai tha se “deri në një moment kanë qenë 5, por së fundmi mbetën 4”.
“Beteja e Drenasit ka qenë shumë dramatike. Ndoshta me Prishtinën aty-aty mbeten”, tha Haxhiu.
Rezultatet në Mitrovicë, Haxhiu tha se kanë treguar se gara atje ka mbajtur trendin e njëjtë nga mëngjesi.
“Mitrovica s’ka lëvizur prej mëngjesit”, tha ai.