
Exit Poll në T7: Arian Tahiri i PDK-së fiton bindshëm Mitrovicën ndaj Faton Pecit
Sipas exit poll-it të publikuar nga televizioni T7, në komunën e Mitrovicës aktualisht prin kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, me 58.3% të votave.
Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, me 35.6% të mbështetjes.
Ndërkohë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë 5.2%, ndërsa ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vetëm 0.7% të votave.
Rezultatet e exit poll-it janë indikative dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht rezultatin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili pritet të publikojë rezultatet zyrtare pas përfundimit të procesit të numërimit.
Në Mitrovicë, gara është zhvilluar kryesisht mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së, me diferencë të ndjeshme në favor të kandidatit të PDK-së.