Exit Polli i UBO-s: Komuna e Pejës shkon në balotazh

12 tetor 2025 | 19:27

Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, është në epërsi të qartë në garën për kryetar të Pejës me 46.4% të votave.

Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, me 27%, ndërsa në vendin e tretë është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, me 20% të votave.

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Nallbani, ka marrë 6%, ndërsa kandidatët e tjerë – Jeton Abazaj (i pavarur), Reshat Nurboja (Alternativa) dhe Vehbi Avdullahaj (Nisma) – kanë marrë përqindje nën 1%.

Edhe në votën për Kuvendin Komunal, LDK ruan epërsinë me 44.3%, e ndjekur nga LVV me 23.6% dhe AAK me 20.9%.

PDK ka marrë 8.3%, ndërsa partitë tjera si Alternativa, Nisma, IRDK, Bošnjačka Stranka, Nova Demokratska Stranka dhe Partia Liberale Egjiptiane kanë rezultate simbolike nën 1%.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ora 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e vendvotimit,…