Eze mungon 4-6 javë për shkak të lëndimit në pulpë

25 mars 2026 | 11:43

Mesfushori ofensiv i Arsenalit, Eberechi Eze, do të jetë jashtë fushave për 4 deri në 6 javë pas një lëndimi në pulpë, ka konfirmuar “BBC”.

Eze ka pësuar këtë dëmtim së fundmi, duke detyruar stafin mjekësor të rekomandojë pushim dhe trajtim të kujdesshëm për të shmangur komplikime më të mëdha.

Mungesa e tij është goditje për Arsenalin, pasi anglezi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke dhënë kontribut të madh me gola dhe asistime.

Klubi pritet të jetë i kujdesshëm me rikthimin e tij, duke synuar që Eze të rikuperohet plotësisht para se të rikthehet në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aivo Orav, diplomati estonez, që ka shërbyer si ambasador i…