Fabregas refuzon Romën

25 maj 2025 | 17:18

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Romës si pasardhës i Claudio Ranierit, sipas raportimeve të fundit.

Sipas Sky Italia, Roma e kishte kontaktuar Fabregasin pasi po synojnë ta zëvendësojnë Claudio Ranierin, por ish-mesfushori i Barcelonës pritet që të qëndrojë tek Como.

Spanjolli është lidhur edhe me Bayer Leverkusenin gjithashtu,pas kalimit të Xabi Alonsos tek Real Madridi, por ai është i vendosur të qëndrojë tek Como pasi i udhëhoqi ata në pozitën e dhjetë në tabelën e Serie A.

Roma, si rezultat, ka kthyer tashmë vëmendjen tek një tjetër kandidat dhe po synojnë Gian Piero Gasperinin.

Punëtorët në Gjermani zbulojnë pagat e tyre në rrjetet sociale – shikoni sa paguhen në ndërtimtari dhe infermieri

67-vjeçari ka qenë pjesë e Atalantas që nga viti 2016, duke fituar Ligën e Evropës në sezonin 2023/2024.

Ai më parë e kishte refuzuar Romën në disa raste, por një lëvizje e re për italianin nuk përjashtohet.

Fabregas raportohet se nuk dëshiron që të negociojë me ndonjë klub rival gjatë afatit kalimtar veror, kështu që është i përkushtuar të qëndrojë tek Como.

Como e mbylli sezonin të premten, teksa pësuan humbje me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Interit.

Ata tashmë po planifikojnë transferimet të cilat do t’i bëjnë gjatë verës, për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin…