“Facebook” akuzohet për kopjimin e një aplikacioni

07 tetor 2019 | 15:22

Një gjykatë në Milano e specializuar për mosmarrëveshjet e biznesit ka vendosur që “Facebook” duhet t’i paguajë kompanisë kompjuterike italiane, “Business Competence”, 350 mijë euro dëmshpërblim për kopjimin e një prej aplikacioneve të saj.

Bëhet fjalë për aplikacionin “Faround”, i lançuar nga kompania italiane në tetor 2012 për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë baret dhe restorantet që mund të jenë me interes në zonat pranë tyre.

Në dhjetor të këtij viti, “Facebook” ftoi përdoruesit e tij të shkarkojnë një aplikacion të ngjashëm me atë të kompanisë italiane, “Nearby Places”.

Gjykata ka shpallur “Facebook”-un fajtor duke mbështetur pretendimin se “Nearby Places” bazuar në përmbajtje dhe format ishte identik me “Faround” të kompanisë italiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO…