“Facebook” dhe “Instagram” bllokojnë ushtrinë në Mianmar

25 shkurt 2021 | 11:42

“Facebook” dhe “Instagram” kanë vendosur të mbyllin llogaritë e ushtrisë në Mianmar, pasi këta të fundit kanë burgosur udhëheqësit e vendit pas grushtit të shtetit.

Gjigantët e medieve sociale në një deklaratë kanë thënë se rreziqet janë shumë të mëdha nëse ushtria do të lihej të vepronte e lirë. Aktualisht janë mbyllur faqet kryesore të ushtrisë për shkeljen e udhëzimeve të saj pas grushtit të shtetit të 1 shkurtit.

Ushtria gjithashtu ka përdorur “Facebook” për të rritur pretendimin e saj për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020.

Po ashtu “Facebook” ka deklaruar se ushtria ka nxitur dhunë që ka sjellë vdekje dhe ndaj është parë nevoja për të mbyllur llogaritë e saj.

Të paktën tre protestues dhe një policë janë vrarë nga dhuna gjatë tubimeve kundër grushtit të shtetit. Që nga 1 Shkurti ushtria ka marrë kontrollin e shtetit, ka burgosur liderët kryesor dhe nuk lejon qytetarët të protestojnë./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti kinez Xi Jinping ka folur me mburrje për “fitoren…