“Facebook” e “bllokon” përkohësisht djalin e Netanyahut

17 dhjetor 17:37

Djali i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka treguar se “Facebook” e ka bllokuar atë për 24 orë, për shkak të disa postimeve kundër palestinezëve dhe myslimanëve.

Javën e kaluar, “Facebook” i ka fshirë një postim Yair Netanyahut, në të cilin ai ka bërë thirrje për hakmarrje për vrasjen e dy ushtarëve izraelitë nga një palestinez.

Një postim tjetër, në të cilin 27-vjeçari ka thënë se do të preferonte që “të gjithë myslimanët të largohen nga toka e Izraelit” është fshirë po ashtu.

Netanyahu shprehu zemërimin e tij në “Twitter”, duke thënë se veprimi i “Facebook”-ut është “i pabesueshëm”.

“Facebook” nuk e ka komentuar ende rastin. Yair Netanyahu ka nxitur kritika vitin e kaluar, pasi ka postuar një letër që tallte disa kundërshtarë të babait të tij, përfshirë miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në…