“Facebook” mbyll rrjetin e dyshuar rus

04 gusht 2018 | 14:39

“Facebook” ka fshirë një rrjet të dyshuar të llogarive ruse dhe faqeve të përfshira në organizimin e ngjarjeve politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rrjeti, sipas “Facebook”, kishte dashur të ndërhynte në zgjedhjet politike në Amerikë që mbahen në nëntor.

Lajmi vjen si pjesë e lëvizjes së “Facebook” për të parandaluar një lëvizje të vitit 2016, kur llogari të lidhura me Kremlinin kishin postuar si amerikanë në këtë platformë.

“Facebook” ka thënë se dyshon që grupi rus është prapa 30 faqeve që shfaqin qëndrime të ndryshme politike të SHBA-së.

Gjiganti teknologjik ka thënë se nuk e di saktësisht kush është prapa rrjetit, por thotë se “ka gjetur mjaftueshëm dëshmi të lidhjeve të këtyre llogarive” dhe atyre që kishin bërë postime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar basketbollistin…