“Facebook” në krizë klikimesh, të rinjtë preferojnë tjetër rrjet social

13 gusht 2018 | 11:44

Vizitat në rrjetin social “Facebook” janë pothuajse përgjysmuar në dy vitet e fundit. Sipas një studimi të kryer së fundmi, përdoruesit e rinj të internetit preferojnë të përdorin kanalin e “Youtube”-it.

Në këtë mënyrë, “Facebook” ka pësuar një rënie të konsiderueshme në vizitat mujore të faqes. Rënia është në 3.8 miliardë vizita nga 8.5 miliardë që ka qenë gjatë dy viteve të fundit. Aktualisht ai ka 4.7 miliardë vizita në muaj.

Këto përfundime u nxorën nga firma kërkimore në Londër, “SimilarWeb”, e cila analizoi trafikun e internetit në pesë faqet e internetit – “Google”, “Facebook”, “YouTube”, “Yahoo” dhe “Amazon”.

Ekspertët kanë shtuar se trafiku i aplikacionit në celular është rritur vazhdimisht gjatë asaj periudhe, por mesa duket kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të mbyllur hendekun./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Blerim Reka Kufijtë ballkanikë, mbeten fluid edhe pas…