“Facebook” nis etiketimin e medieve shtetërore ruse dhe kineze

05 qershor 2020 | 12:14

“Facebook” ka njoftuar se ka nisur t’i etiketojë mediet e kontrolluara nga shteti, të tilla si “Sputnik” i Rusisë dhe “Xinhua” e Kinës, në mënyrë që njerëzit ta dinë se përmbajtja që lexojnë, vjen nga një entitet që mund të jetë nën ndikimin e një shteti.

“Po ofrojmë transparencë më të madhe për këto media, sepse ato e kombinojnë ndikimin e një organizate mediatike me mbështetjen strategjike të shtetit”, ka vlerësuar rrjeti social “Facebook”.

Kompania tha se fillimisht do të aplikojë etiketimin për rreth 200 faqe.

Tek etiketimi i “Sputnikut” shkruan: “Ky botues është pjesërisht ose tërësisht nën kontrollin editorial të një shteti”.

I njëjti mesazh shfaqet edhe tek ueb-faqja kineze e lajmeve, “Xinhua”.

“Facebook” nuk do të etiketojë asnjë organizatë të lajmeve me bazë në SHBA, pasi mediat që udhëhiqen nga Qeveria amerikane kanë pavarësi editoriale, thanë zyrtarë të politikave të sigurisë në internet.

“Facebook” gjithashtu nuk do të përdorë etiketime për media të lidhura me figura ose parti politike individuale./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren ka…