“Facebook” nuk do të dërgojë punonjës për të ndihmuar kandidatët politikë

21 shtator 2018 | 22:34

Facebook nuk do të dërgojë punonjës për të ndihmuar kandidatët politikë në fushatat e tyre elektorale. Pavarësisht kësaj, kompania prestigjioze do të ndihmojë ekipet e fushatave përmes uebsajtit zyrtar.
Drejtori digjital i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016 ka thënë se asistenca e Facebook ka ndihmuar shumë në fitoren.

Ndërsa gjigandi i teknologjisë ka njoftuar se kandidates demokrate Hillary Clinton i është ofruar e njëjta mbështetje, por kjo e fundit në atë kohë kishte refuzuar.

Rrjeti social është platforma më e madhe e reklamimit në internet, pas Google.

Gjithashtu edhe Twitter dhe Google ofrojnë këshillimin e specializuar të tyre për fushatat politike.

Megjithatë këto dy kompani nuk kanë njoftuar se do t’i japin fund kësaj praktike. Kurse Facebook tha se do të ofrojë këshillim falas për të gjitha partitë politike përmes uebsajtit zyrtar. Megjithatë, fushatat do të mund të marrin mbështetje online dhe kompania nuk përjashtoi organizimin e mbledhjeve me politikanë.

Sipas një dokumenti të siguruar nga media amerikane Bloomberg, fushata e Trump shpenzoi 44 milionë dollarë në reklamimin në Facebook. Ndërsa Clinton shpenzoi 28 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Na ndanë" është kënga e re e Lirjon Zenelajt nga…