“Facebook” planifikon të lansojë “Catalinën”, një pajisje të re si televizor

04 gusht 2019 | 20:28

Rrjeti më i madh social, “Facebook”, ka kontaktuar me kompanitë e njohur si Netflix, Disney, Hulu, HBO dhe Amazon me planet për të përfshirë shërbimet e tyre në pajisjen e tij të re në formë të televizorit, për të cilën shpreson se do të dalë në tetor.

Përveç integrimit të shërbimeve “streaming”, pajisja po ashtu do tu lejojë përdoruesve të bëjnë video-thirrje nga televizorët e tyre.

Sipas raportimeve, pajisja e ardhshme e “Facebook”-ut,  do të përdorë të njëjtën teknologji për video-thirrje, e cila është ndërtuar në Portalin Facebook. Pajisja e re është koduar me emrin “Catalina”.

Është e paqartë se si diskutimet me ndërmarrjet e mediave janë duke u zhvilluar aktualisht, pasi ky informacion nuk është në dispozicion në dokumente që kanë rrjedhë, por fakti që “Facebooku”, do të dalë me njoftim në vjeshtë, mund të sugjerojë që marrëveshjet janë afër finalizimit.

Gjithashtu, “Facebooku”, thuhet se ka biseduar me dyqane në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë në lidhje me shitjen e pajisjes./ksp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka prezantuar anëtarin më…