“Facebook” sjell një risi për përdoruesit

21 gusht 2019 | 11:37

Gjiganti amerikan i rrjeteve sociale, “Facebook” ka njoftuar të martën nxjerrjen e një funksioni të ri për menaxhimin e të dhënave personale që merren jashtë rrjetit social.

Ky funksion aktualisht është duke u testuar në Irlandë, Spanjë dhe Kore të Jugut para se të shpërndahet brenda pak muajsh në gjithë pjesën tjetër të botës.

Ky funksion i ri do pritet t’i mundësojë përdoruesve të bllokojnë të dhënat e “Facebook” që të përdoren nga faqe të treta, siç janë faqet e shitjeve në internet, që deri më sot i përdornin këto të dhëna për të propozuar reklama të detajuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përkthyer dhe botuar nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane…