“Facebook”-u, ekspozon gabimisht fotografitë e 6.8 milionë përdoruesve

16 dhjetor 2018 | 14:04

“Facebook” ka ekspozuar fotografitë e miliona përdoruesve pa lejen e tyre, ka bërë të ditur vet rrjeti sociale, i cili ka fajësuar një gabim softuerik, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i brendshëm në “Facebook”, bëri të ditur se kishin zbuluar një gabim softuerik i cili ka dëmtuar përdoruesit të cilët i dhanë aplikacioneve të palëve të treta qasje të kufizuar në profilet e tyre.

Të paktën 1.500 aplikacione të ndërtuara nga 876 subjekte thuhet se mund të kenë marrë fotografitë gjatë një periudhe 12 ditore në shtator të këtij viti.

“Ky gabim, u ka mundësuar subjekteve të apostrofuara më lart, të përdorin fotot private të përdoruesve, si dhe fotot të cilat njerëzit i kanë ngarkuar por që ende nuk i kanë postuar në profilet e tyre”, ka deklaruar Tomer Bar, në cilësi të drejtorit të inxhinierisë në “Facebook”, duke kërkua falje për këtë gabim. “Ndjejmë keqardhje për këtë që ndodhi”, është shprehur  Bar në një postim në blogun e tij.

Incidenti ndodhi në kohën kur kompania veçse është e përfshirë në një skandal me privatësinë e të dhënave. Kujtojmë se më herët gjatë vitit u raportua se “Cambridge Analytica”, një kompani e të dhënave, ka përdorur “Facebook”-un për të marrë të dhënat e dhjetëra miliona njerëzve./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Nga ora 17:00 zhvillohet derbi i Premier Ligës për…