“Facebook”-u fshin mbi 100 llogari në Pakistan

01 prill 2019 | 18:30

Rrjeti social “Facebook” ka bërë me dije se ka fshirë 103 faqe, grupe dhe llogari, të cilat, sipas rrjetit social, kanë qenë të lidhura me krahun e marrëdhënieve publike të ushtrisë pakistaneze.

Shefi për siguri kibernetike i “Facebook”-ut, Nathaniel Gleicher, la thënë se “sjellja e koordinuar joautentike” e këtyre llogarive ka shkelur politikat e “Facebook”-ut dhe të aplikacionit të tij, “Instagram”-in.

“Facebook zbuloi se llogaritë ishin të lidhura me punonjësit e Departamentit të Marrëdhënieve Publike të ushtrisë pakistaneze”, ka thënë Gleicheri.

Sipas tij, këta punonjës kanë operuar me faqe për ushtrinë, si dhe për rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Mbi 2.8 milionë llogari i kanë ndjekur një ose më shumë faqe të tilla, ka thënë Gleicheri.

“Facebook”-u është duke bllokuar gjithnjë faqe e llogari që bëjnë përpjekje të manipulojnë opinionin publik në gjithë botën.

Më 26 mars, “Facebook”-u ka njoftuar se ka fshirë mbi 2 600 faqe të rreme dhe llogari që lidhen me Rusinë, Iranin, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës dhe Lëvizja Shoqëria,…