Fadil Demaku zyrtarizon kandidaturën për deputet dhe kërkon votën për PDK-në

07 dhjetor 2025 | 16:19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Ai ka bërë thirrje për mbështetje masive ndaj partisë dhe kandidaturës së tij, duke theksuar se synon t’i shërbejë vendit me përkushtim dhe integritet.

Në njoftimin e tij, Demaku shprehet:

“Të nderuar miq,

Do të jem kandidat në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Me mirënjohje të thellë ju falënderoj për besimin që më dhatë në zgjedhjet e kaluara – një besim të cilin e kam ndjerë çdo ditë me përgjegjësi të madhe.

I motivuar dhe me ndjenjën e përgjegjësisë, hyj në këtë garë për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve me përkushtim të palëkundur. Prandaj, me mirëbesim kërkoj votën tuaj për PDK-në dhe për mua, që së bashku të përfaqësojmë dhe avancojmë interesin qytetar dhe shtetëror me integritet e ndershmëri.

Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e më të sigurt për të gjithë, ku zhvillimi, mundësitë dhe dinjiteti qytetar qëndrojnë në qendër të politikëbërjes.”

Me respekt,

Fadil Demaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…