Fadil Fazliu, feston ditëlindjen e 65 në Hagë. Ky është mesazhi i djalit të tij Fahriut të ri

15 korrik 2025 | 10:19

Veprimtari Fadil Fazliu feston sot ditëlindjen e 65-të në Hagë.

Me ketë rast, djali i tij Fahriu i ri, ka uruar babanë, duke theksuar se ai i telefonoi nga burgu i Hagës. “Ia uruam ditëlindjen me mall të madh nga Kosova – vendi për të cilin ai dha gjithçka dhe nuk u kursye kurrë”, ka shkruar në Facebook Fahri Fazliu i ri.

Urimi i tij i plotë:

Sot, babai ynë, Fadil Fazliu, feston ditëlindjen e tij të 65-të — një ditë simbolike që përkon edhe me daljen e tij në pension.
Por, ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë me familjen dhe miqtë, ai sot është larg nesh – në burgun e Hagës, padrejtësisht.
Na telefonoi nga burgu i Hagës dhe ia uruam ditëlindjen me mall të madh nga Kosova – vendi për të cilin ai dha gjithçka dhe nuk u kursye kurrë.
Urime ditëlindjen, babloku ynë i dashur!
Paç shëndet, forcë dhe zemër të qetë!
Shpresojmë që ditëlindjen e ardhshme ta festojmë së bashku, në liri – me ty, krenaria dhe shtylla jonë, njeriu që na frymëzon çdo ditë me qëndresën, burrërinë dhe dinjitetin e tij të palëkundur.
Pensioni ndoshta vjen me moshën, por qëndresa jote nuk njeh moshë.
Liri dhe drejtësi për të gjithë Çlirimtarët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe…