Fadil Koca zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Rosenheim të Bavarisë

04 dhjetor 2022 | 20:36

Me një proces tërësisht demokratik, përmes votimit të fshehtë (92 me 87), me votat e rregullta të delegatëve të pranishëm, kryetar i PDK-së, të nëndegës në Rosenheim të Bavarisë, zgjedhet veprimtari Fadil Koca.

Në kuvendin u zgjodh edhe kryesia e nëndegës në përbërje prej 9 anëtarëve.

Urojmë të zgjedhurit duke u dëshiruar punë të mbarë në rrugëtimin e përbashkët, për ta bërë partinë të fuqishme tek mërgata.

Në mbarëvajtjen e punës së kuvendit zgjedhor të PDK-së, në Rosenheim, kontribuan kryetari për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së, në Bavari, Isak Neziri si dhe anëtarët e këtij Komisioni.

Rikthimi i PDK-së në Gjermani po vazhdon fuqishëm.

Pas shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë, Partia Demokratike e Kosovës, duke qenë e sigurtë se rrethanat politike kanë ndryshuar pozitivisht, ka konsideruar se duhet të ndryshojë edhe organizimi tek mërgata, duke i dhënë përparësi organizimit institucional dhe jo atij partiak.

Mosprezenca jonë për ta thënë të vërtetën rreth zhvillimeve në vend dhe për PDK-në, ka ndikuar që një pjesë e  mërgatës sonë të fillojë të besojë në trillime, gënjeshtra dhe shpifje, efekti e të cilave janë manifestuar në rezultatin zgjedhor të PDK-së në mërgatë dhe fuqizim e një lëvizje politike e cila është dëshmuar me fakte dhe argumente si parti antishtetërore.

Prandaj, riorganizimi partiak i Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë është i rëndësishëm, i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

Vizioni ynë është që mërgata në vazhdimësi të jetë e informuar dhe e përgatitur që të veprojë së pari për të mirën e Kosovës, të mirën e vetë dhe të PDK-së.

Misioni i saj derivon nga mundësia e shfrytëzimit të potencialit të diasporës për zhvillimin e vendit, qoftë përmes resurseve humane apo edhe të kapitalit

Kontributi i diasporës është i njohur, i sprovuar në të gjitha etapat kohore, në të cilat ka kaluar vendi. Këtë kontribut e kemi parë dhe ndjerë para, gjatë dhe pasluftës.

Pa ndihmën e diasporës, familjet në Kosovë do ta kishin shumë më të vështirë përballjen me jetën karshi rritjes enorme të çmimeve dhe mos marrjes së masave adekuate nga pushteti.

Vështirësi do të kishte edhe shteti dhe shoqëria, andaj u jemi përherë mirënjohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista shkencore “Horizons. The Swiss Research Magazine”, ka publikuar një…