Fadil Maloku: Modeli më i mirë, sistemi presidencial

13 dhjetor 2020 | 15:05

Sociologu i njohur, njëherësh profesor universitar, Fadil Maloku ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht atë të zgjedhjes së presidentit të venditp

Ai në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ka theksuar se për bindjen e tij sociologjike, modeli më i mirë dhe më adekuat si për kulturën tonë politike emancipuese, ashtu edhe nivelin e arsimimit dhe edukimit kolektiv, është sistemi presidencial.

“Sistemi presidencial, thënë më thjesht shikuar nga këndvështrimi sociologjik është një frymë e re e cila deri diku kujtojmë përafrohet edhe me kulturën dhe ngrehinën e mentalitetit tonë kolektiv. Sepse, diskursi i këtillë që kulmon me një tip të ri të përgjegjësisë, me një frymë të re të sjelljes ndaj punës dhe shtetit të ri, do të mund të ndërtohej e ruhej me po aq xhelozi e afinitet social aq sa do të investohej në të”, ka thënë Maloku.

Ai ka shtuar se mënyra e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm përmes votës së qytetarëve do të kushtëzonte edhe reformat në arsim, shkencë, teknologji, inxhinierinë njerëzore etj.

“Në anën tjetër, me këtë formë përzgjedhjeje të kryeparit të vendit dhe të shoqërisë do të mënjanoheshin shumë procedura të përzgjedhjes në Kuvend (ku vijnë më shumë në shprehje ‘aksham pazaret’ partiake, se sa virtytet, kapacitetet menaxheriale, apo vetë karizma sociale e kandidatit për president) e pengesa burokratike të frymëzuara e instaluara nga ideja dhe koncepti ahtisarian (ta përkujtojmë vetëm pëlqimin e minorenëve të superprivilegjuar serb të përfaqësuar /por të dirigjuar nga Beogradi!/ nga Lista ‘Srpska’)”, ka theksuar Maloku.

“Epoka e re”: Z. Maloku, derisa partitë politike ende nuk po arrijnë një ujdi për ta zgjedhur presidentin e vendit, a mendoni se kësaj here do të ishte më mirë që presidenti të zgjedhet nga qytetarët, duke bërë ndryshimet kushtetuese?
Maloku: Që fillim më duhet ta sqaroj se; për mendimin dhe bindjen time sociologjike, modeli më i mirë dhe më adekuat si për kulturën tonë politike emancipuese, ashtu edhe nivelin e arsimimit dhe edukimit kolektiv, është sistemi presidencial. Sistemi presidencial, thënë më thjesht shikuar nga këndvështrimi sociologjik është një frymë e re e cila deri diku kujtojmë përafrohet edhe me kulturën dhe ngrehinën e mentalitetit tonë kolektiv. Sepse, diskursi i këtillë që kulmon me një tip të ri të përgjegjësisë, me një frymë të re të sjelljes ndaj punës dhe shtetit të ri, do të mund të ndërtohej e ruhej me po aq xhelozi e afinitet social aq sa do të investohej në të.

“Epoka e re”: Çfarë efektesh tjera, të themi do t’i kushtëzonte kjo mënyrë përzgjedhjeje e parit të shtetit?
Maloku: Thënë me shkurt mënyra e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm do të kushtëzonte edhe reformat në arsim, shkencë, teknologji, inxhinierinë njerëzore etj. Ky lloj kontiniumi heterogjen në pamje të parë do të krijonte me pastaj edhe parakushtet e reja për një mobilizim social kombëtar, meqë do të krijoheshin vende të reja pune, do të fuqizoheshin kapacitetet dhe resurset e gjithëmbarshme sociale kombëtare ku papunësia nuk do të ishte me siguri kjo që është sot. Në anën tjetër, me këtë formë përzgjedhjeje të kryeparit të vendit dhe të shoqërisë do të mënjanoheshin shumë procedura të përzgjedhjes në Kuvend (ku vijnë më shumë në shprehje ‘aksham pazaret’ partiake, se sa virtytet, kapacitetet menaxheriale, apo vetë karizma sociale e kandidatit për president) e pengesa burokratike të frymëzuara e instaluara nga ideja dhe koncepti ahtisarian (ta përkujtojmë vetëm pëlqimin e minorenëve të superprivilegjuar serb të përfaqësuar /por të dirigjuar nga Beogradi!/ nga Lista ‘Srpska’)

“Epoka e re”: A mundeni t’i numëroni këto fakte sociologjike?
Maloku: Fakti i parë: Përvoja e ndërtimit të kapaciteteve demokratike sidomos në shoqëritë e Evropës Qendrore dhe Lindore, gjatë valëve të mëdha të demokratizimit, në fakt çuan kah valët e një puro autoritarizmi, ku kontrolli i rrjeteve institucionale s’u monitorua sa dhe si duhet nga mekanizmat përkatës të mbikëqyrjes dhe kontrollit publik. Fakti i dytë: Mospërputhja e formulës kushtetuese me praktikën politike të ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë që shumica e vendeve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë hequr dorë në Kushtetutat e tyre nga sistemi gjysmë presidencial edhe për shkak se nuk kanë korresponduar me praktikën empirike politike të pasluftërave: Kroacia, Bosnja, Serbia, etj. Fakti i tretë: Përvojat e vendeve në tranzicion dëshmuan se: sistemi Presidencial është i mundur vetëm nëse raportet midis legjislativit, gjyqësorit dhe ekzekutivit, bëhen aq të qarta dhe të pavarura nga politika dhe njerëzit e fuqishëm të politikës.

(Mal Qorraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…