Fadil Robelli i bashkohet ekipit të Riad Rashitit, kandidon me numrin 34 për Asamblenë e Gjilanit

07 shtator 2025 | 23:10

Veprimtari Fadil Robelli, i cili jeton në Basel të Zvicrës, i është bashkuar ekipit të kandidatit të PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti. Ai do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 për Asamblenë Komunale të Gjilanit, me numrin 34 në listën e PDK-së.

Në një postim publik, Robelli ka deklaruar se kandidimi i tij është vazhdimësi e angazhimit të familjes së tij për liri, shtetndërtim dhe zhvillim, duke theksuar se do të mbrojë këto vlera edhe në skenën institucionale.

“Vota juaj për mua nuk është thjesht një numër në fletëvotim, por një besim, obligim dhe përgjegjësi, të cilën jam i gatshëm ta marr dhe ta bart me ndershmëri e dinjitet. Dashuria për qytetin dhe besimi te njerëzit e tij janë motivi im kryesor”, është shprehur Robelli.

Ai ka falënderuar kryetarin e degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, si dhe kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, për mbështetjen dhe besimin.

Njoftimi i plotë i Robellit:

pjesë e një familjeje që ka kontribuar për liri, çlirim, shtetndërtim e zhvillim – procese këto që kanë prodhuar vlerat më sublime në vendin tonë – detyrohem që sa herë që rrezikohen këto vlera, sikurse po ndodh tani, të jem në mbrojtjen e tyre!

Pavarësisht kostos, me guximin dhe vetëdijen qytetare jam munduar gjithmonë të jem në anën e vlerave, të ngre zërin ndaj shumë padrejtësive e pabarazive. Institucioni që synoj, me ndihmën tuaj, ma mundëson veprimin më të lehtë, ku përmes mekanizmave institucionalë do të jetë më e lehtë përballja me problemet që na rrethojnë dhe zgjidhja e tyre!

Vota juaj për mua nuk është thjesht një numër në fletëvotim, por besim, obligim, barrë dhe përgjegjësi, të cilën jam i gatshëm ta marr e ta bart mbi supet e mia, duke e trajtuar me ndershmëri, dinjitet dhe plot përgjegjësi!

Kuvendet e të dy niveleve, gjithandej globit, janë tempuj ku projektohet e ndërtohet e ardhmja e gjeneratave akoma të palindura, e jo vende që shërbejnë për zbutjen e papunësisë!

Këta tempuj të shenjtë kërkojnë dije, guxim, përgjegjësi, eksperiencë e përvojë – të cilat besoj se nuk më mungojnë!

Dashuria për qytetin dhe besimi te njerëzit e tij janë për mua gjithmonë një motiv për sfida e sakrifica për të mirën e përgjithshme!

Faleminderit pafundësisht!

191 Riad Rashiti

34 Fadil Robelli

Faleminderim për mbështetje kryetarit të degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, dhe gjithë strukturës!

Faleminderim për besimin kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u…