Fahri Fazliu i ri lirohet pas mbajtjes në zyrat e EULEX-it, i konfiskohet telefoni

17 prill 2024 | 11:10

Fahri Fazliu i ri është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes për pak orë në në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, atij i është konfiskuar telefoni mobil.

Fahri Fazliu është nipi i heronjve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8-vjeçar.

Ndërsa ai para 2-3 viteve ka qenë i ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.

Ndaj arrestimit të tij, ka reaguar kryetari në detyrë i OVLUÇK-së, Faton Klinaku, i cili ka thënë se Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë.

“Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar. Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera…