Fahri Osmani apo Naim Fetahu kush do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës?

17 shkurt 2020 | 10:49

Sot është dita e fundit për t’i dorëzuar emrat e kandidatëve nga partitë politike për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e parakohëshme në këtë komunë.

Siq dihet deri tani kryetar i kësaj komune ka qenë Agim Veliu nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka dhënë dorëheqje pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Brenshme dhe Administratës Publike.

LDK-së pritet t’i prijë nënkryetari aktual i komunës Nexhmi Rudari ndërsa LVV-ja kandidat për të parin e Podujevës e ka zgjedh deputetin aktual Shpejtim Bulliqin.

Sipas burimeve të ‘Epokës së re’, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tavolinën e tij ka dy emra, atë të kryetarit të degës së Podujevës, Naim Fetahu dhe Fahri Osmanit por ka zëra që kesaj gare nga radhët e PDK-së do t’i prijë deputetja Floretë Zejnullahu e cila gëzon respekt dhe përkrahje nga rrymat e reja të kësaj partie.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Podujevës do të mbahen më 15 mars.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës…