“Faleminderit për mbështetjen e madhe”, Tahiri mirënjohës për mitrovicasit

13 tetor 2025 | 12:28

Kandidati i PDK-së në Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, u shpreh falënderues për qytetarët e kësaj komune, të cilët sipas tij kanë bërë një fushatë dinjitoze.

“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

“Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë! Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!”, shtoi Tahiri.

Në këtë komunë sipas rezultateve të KQZ-së do të ketë balotazh.

Arian Tahiri ka marrë 47.89 për qind e votave apo 15 mijë e 368 vota.

Derisa Faton Peci, kandidati për kryetar nga LVV-Guxo, 47.80 për qind e votave apo 15 mijë e 340 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës…