Falsifikoi vdekjen e tij për t’i shpëtuar dënimit me 25 vite burg

16 korrik 2025 | 15:02

Ditën e sotme, 55-vjeçari, Leonard Mnella, është ekstraduar në Itali. Mnella një vit më parë, ishte u ekstraduar në Shqipëri, pasi u lokalizua në SHBA. Shqiptari me 3 identitete, kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij që në vitin 2003. Me ekstradimin e tij sot në Itali, ai do të përballet me drejtësinë italiane. Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, rezulton i dënuar në Itali me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Ai që ka qenë në arrati për vite të tëra. Në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I përzgjedhur nga David Beckham për të mbrojtur Messin, Yassine…