Familja e Kadri Veselit falënderon qytetarët që ju shkuan për ngushëllime

10 janar 2022 | 23:24

Djali i vëllaut të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Hylmi Veseli, ka falënderuar në emër të familjes të gjithë qytetarët që shkuan për ngushëllime pas vdekjes së Ajshe Veselit, nënës së ish-kryeparlamentarit Veseli.

“Falenderim për secilin prej jush, nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, që na vizituat e na shkruat, duke ndarë bashkë me ne pikëllimin. Një mirënjohje e lartë për vizitat dhe mesazhet e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, përfaqësuesve të partive politike, bashkatdhetarëve nga diaspora dhe bashkëluftëtarëve të Kadriut”, ka shkruar Hylmi Veseli.

Tutje, ai ka thënë se nëna Ajshe, ashtu si babai Fazli Veseli, do të u mungojnë përherë, ndërsa është shprehur krenar për virtytet e larta njerëzore të tyre.

“Ne jemi krenarë për virtytet e larta njerëzore të tyre dhe përherë mirënjohës që na e lanë si trashëgim respektin për njerëzit dhe frymën e dashurisë për atdheun”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ju që në këto momente pikëllimi për vdekjen e nënës dhe gjyshes tonë, Ajshe Veselit, na qëndruat pranë.

Falenderim për secilin prej jush, nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, që na vizituat e na shkruat, duke ndarë bashkë me ne pikëllimin.

Një mirënjohje e lartë për vizitat dhe mesazhet e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, përfaqësuesve të partive politike, bashkatdhetarëve nga diaspora dhe bashkëluftëtarëve të Kadriut.

Nëna Ajshe, ashtu sikurse babai e gjyshi Fazli Veseli, do të na mungojë përherë. Ne jemi krenarë për virtytet e larta njerëzore të tyre dhe përherë mirënjohës që na e lanë si trashëgim respektin për njerëzit dhe frymën e dashurisë për atdheun.

Paçit gëzime dhe shëndet në familjet tuaja!

Me respekt,

Familja Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka inspektuar disa nga fshatrat…