
Familja e viziton Rexhep Selimin në Hagë, ai sot e ka ditëlindjen
15 mars 2023
| 09:58
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Rexhep Selimi, sot feston ditëlindjen.
Ai u arrestua me 5 nëntor të vitit 2020, dhe që atëherë po mbahet në paraburgim në Hagë.
Në ditën e tij të lindjes, Selimin e ka uruar edhe bashkëshortja, Shqipja, e cila e ka vizituar atë bashkë me fëmijët.
“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë!”, ka shkruar bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi në fotografinë e postuar në “Facebook”, ku shfaqet në oborrin e Gjykatës Speciale, bashkë me djalin dhe vajzën e saj.