Familja Mehmeti në PDK me kryetarin Shukri Buja

03 tetor 2025 | 15:56

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan i është bashkuar familja Mehmeti.

Lajmin e ka bërë me dije kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, i cili ka thënë se familja Mehmeti ka lenë gjumë në Lipjan duke dhënë kontribut të çmuar në kulturë, teatër, sport dhe mjekësi.

“Me krenari dhe emocion të veçantë, rrugëtimit tonë politik i bashkohet artisti i njohur Bekon Mehmeti, kantautor e producent, i cili me artin e tij ka ngritur emrin e Lipjanit brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, pjesë e familjes sonë politike bëhet edhe Albulena Mehmeti, mami në gjinekologji dhe autore e emisionit “Liria ka emër”, që trajton kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familja Mehmeti është ndër familjet që kanë lënë gjurmë në Komunën e Lipjanit, duke dhënë kontribut të çmuar në kulturë, teatër, sport dhe mjekësi. Ky bashkim është dëshmi e besimit se vetëm me punë, vizion dhe përkushtim të përbashkët, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Mirë se erdhët Bekon dhe Albulena, bashkë për Lipjanin, bashkë për zhvillimin!”, ka shkruar Buja në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka…