Familjarë dhe bashkëluftëtarë të Hakif Zejnullahut në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt!
31 janar 2026
| 14:54
Sot, në 29-vjetorin e rënies heroike të Hakif Zejnullahut, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë që morën pjesë në homazhe në Lladoc u bashkuan në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Nga nderimi për sakrificën, në kërkesë për drejtësi. Më 17 shkurt, në Prishtinë, marshojmë bashkë. Drejtësi, jo politikë! UÇK.



