Familjarët e Osman Selmanit: Është ndaluar nga autoritetet serbe në Mutivodë, ndodhet në prokurorinë e Beogradit
Familjarët e Osman Selmanit kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook se ai është ndaluar nga autoritetet serbe më 1 korrik në pikën kufitare në Mutivodë.
Sipas tyre, Selmani është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, ku po përballet me akuza që familja i cilëson si të pabazuara dhe të pavërteta.
Në reagimin e publikuar, familjarët shprehen se besojnë në pafajësinë e tij dhe se do të qëndrojnë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë i familjes:
Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë,
Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta.
Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.
Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë.



