Familjarët e Zana Gjevukajt nuk e pranojnë kërkim-faljen e policit

30 qershor 2025 | 12:31

Në Gjykatën Themelore të Pejës, po zhvillohet seanca fillestare ndaj policit Argjend Kastrati, i cili akuzohet për aksidentin me fatalitet që ndodhi më 1 prill në fshatin Qyshk të Pejës.

Si pasojë e goditjes nga vetura, 26-vjeçarja Zana Gjevukaj, pësoi lëndime të rënda dhe pas një muaji nga aksidenti vdiq në QKUK.

Në fjalën tij, Kastrati u shpreh i penduar dhe iu kërkoi falje familjarëve të viktimës.

Por, kërkimfalje nuk u pranuar nga familja e të ndjerës.

Aksidenti ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë, polici i akuzuar: Më mirë të isha unë në vend të saj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një raund të…