Fanella e Kombëtares së Kosovës shitet me shifrën rekord në ankand në FC Kosova të Gjenevës

10 nëntor 2025 | 07:16

Në mbrëmjen e së shtunës në Gjenevë, FC Kosova po nga i njëjti vend, organizoi mbrëmjen me afaristë dhe sponsorët e Klubit në një darkë falënderuese ku në mesin e tyre kishte figura të ndryshme nga komuniteti shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në këtë kanton.

Të ftuar ishin mbështetësit (Sponsorët) e Klubit të Futbollit FC Kosova nga Gjeneva të cilët me vite kontribuojnë.

Po ashtu të ftuarit nga jeta diplomatike ishin në mesin e tyre si ajo nga Konsullata e Republikës së Kosovës ne Gjenevë, deputet Zviceran të kantonit dhe kryesia e UKSHFZ.

Në fjalën hyrëse, kryetari i FC Kosova nga Gjeneva, Fisnik Buçi i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbrëmje duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit e Klubit dhe në veçanti falënderoi UNIONIN UKSHFZ  dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe kryetarin e UKSHFZ, Feti Demolin të cilët organizuan fanellën e kombëtares me nënshkrime të futbollistëve që në këtë mbrëmje ishte dhuratë për FC Kosovën e Gjenevës të e shesë në ankand për buxhetin e klubit.

Në këtë mbrëmje kishte edhe fanella të tjera nga yjet e futbollit shqiptar që mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Zvicrës si ajo e Granit Xhakës dhe disa të tjerëve të cilët u shitën mes 2 mijë dhe 5 mijë Franga Zvicerane dhe blerësit ishin afaristë të ndryshëm të kantonit të Gjenevës.

Qershia mbi tortë dhe ankandi i fundit i mbrëmjes ishte ajo e Kombëtares së Kosovës e cila filloi në shitje me një çmim nga 5 mijë franga e që pas disa tentimeve  nga të tjerët në fund, me një çmim rekord e bleu afaristi nga Gjeneva, Reshat Selmni.

Ishte një mbrëmje shumë gazmore për të gjithë të pranishmit në sallë të cilët ishin kishin ardhur edhe me familje të cilët gjatë mbrëmjes vallëzuan dhe u çmallën me muzikën shqiptare nën tingujt dhe këngët e ENERGY BAND të organizuar nga kryesia e FC Kosova Gjenevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mitrovicë të Jugut, ende s’ka përfunduar numërimi i votave. …