Fanella me numër 10 e Yamal thyen rekordet te Barcelona

06 gusht 2025 | 12:50

Fanella e re me numrin 10 e Lamine Yamal te Barcelona ka thyer rekorde historike, duke u bërë jo vetëm fanella më e shtrenjtë në historinë e klubit, por edhe më e shitura në kohë rekord. Dhe njëkohësisht më e shtrenjta në gjithë Spanjën, sipas raportimeve të “Diario AS”.

Versioni për tifozë nis nga 114.99 euro, ndërsa me personalizim të plotë, duke përfshirë emrin, numrin dhe arnat zyrtare, çmimi shkon deri në 204.90 euro, duke e bërë atë fanellën më të shtrenjtë në La Liga. Efekti komercial ishte i menjëhershëm. Brenda vetëm 24-48 orëve nga lançimi, u shitën afërsisht 70,000 njësi në nivel global, duke gjeneruar rreth 10 milionë euro të ardhura për Barcelonën – kryesisht nga versionet për të rritur (134.99 euro) dhe ato profesionale për lojtarë (184.99 euro).

Punonjësit në dyqanet zyrtare të klubit e përshkruan situatën si një “çmenduri absolute”, me disa lokacione që shisnin mbi 400 fanella në vetëm dy ditë. Vendimi i Barcelonës për t’i besuar fanellën ikonike me numër 10 Yamalit e veshur më parë nga legjenda si Lionel Messi, Ronaldinho dhe Rivaldo përkoi me rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2031, duke e konsoliduar 17-vjeçarin si gurthemelin e së ardhmes së klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Ahmeti do të jetë njëri nga katër folësit që…