
Faqja kryesore e Olimpiadës rikujton suksesin e Distria Krasniqit
Distria Krasniqi është përkujdesur që t’ia sjell Kosovës medaljen e parë të artë nga Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Xhudistja e Kosovës pati një paraqitje të jashtëzakonshme në Olimpiadë, derisa fitoi të artën deri në 48 kilogramë. Por kur kanë kaluar dy javë nga suksesi i xhudistes kosovare, faqja kryesore e Lojërave Olimpike është përkujdesur që ta na rikthejë ato emocione. Kjo faqe ka postuar një foto të Distrias së emocionuar pas fitimit të medaljes së artë.
“Emocionet që ju doni të shihni”, ka shkruar faqja zyrtare e Olimpiadës. Gjithsesi nuk ishte vetëm Distria Krasniqi që fitoi të artën, pasi suksesin e saj për Kosovën e përsëriti edhe Nora Gjakova.
The emotions you love to see ❤️ pic.twitter.com/fPkeWxii8p
— The Olympic Games (@Olympics) August 6, 2021