
“Fat për familjarët, fatkeqësi për qytetarët” – Reagimi i deputetes Lushaku-Sadriu për përfshirjen e vëllait të këshilltarit të Kurtit në energji
Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimit të vëllait të Luan Dalipit, këshilltarit të Kurtit, për të shitur energji elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu thotë se vëllezërit e pushtetarëve po hyjnë në treg për përfitime familjare, pasi bizneset po mbyllen nga kostoja e lartë e rrymës.
“Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për qytetarë!! Kjo është kapje flagrante e shtetit me duar të familjarëve të pushtetarëve!”, shkroi Lushaku-Sadriu.
Postimi i plotë:
SHTET PËR VLLAZNI, JO PËR QYTETARË!
Kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga faniljarët e pushtetarëve të VV-së për të fituar tenderë!
Kur bizneset po mbyllen nga kostoja e lartë e rrymës, vëllezërit e pushtetarëve hyjnë në treg për përfitime familjare.
A e patë, që vllau i këshilltarit të Kurtit paska hyrë në biznes për shitblerje të energjisë elektrike?! Plus, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie i kishte dëshiruar “fat vëllait!”
Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për qytetarë!!
Kjo është kapje flagrante e shtetit me duar të familjarëve të pushtetarëve!
Fat familjarëve!