Fatbardha Osaj, gruaja e parë atashe e Mbrojtjes së Kosovës në Shqipëri

29 qershor 2026 | 16:44

Nënkolonelja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fatbardha Osaj, ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e këtij emërimi për institucionet e sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, emërimi i Osajt shënon një moment të rëndësishëm institucional, pasi ajo është gruaja e parë që merr detyrën e atasheut të Mbrojtjes së Kosovës në Shqipëri.

Në njoftim është thënë se ky hap pasqyron përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia Botuese Littera sjell për lexuesit librin e ri me…