Fatlum Gashi edhe një vit pjesë e FC Besa Peja

30 korrik 2025 | 11:42

Mesfushori Fatlum Gashi do të jetë pjesë e FC Besa Peja edhe në sezonin e ri futbollistik. Klubi pejan është shprehur i lumtur se kapiteni do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat “verdhezi”.

“Kapiteni Fatlum Gashi vazhdon edhe për sezonin 2025/26 me FC Besa Peja! Lider në fushë dhe jashtë saj, Gashi e vazhdon rrugëtimin me klubin tonë, duke dëshmuar sërish besnikëri dhe përkushtim ndaj fanellës verdhezi. Jemi krenarë që e kemi kapitenin tonë në krye të skuadrës edhe një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit nga Peja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, me reagim të ashpër është…