Fatmir Humolli nuk ulët me grupin parlamentar të LV-së

22 mars 2023 | 13:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka ndërruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk është parë tek ulët në vendin e tij ku qëndroi për dy vite.

Humolli është larguar nga vendi ku është rezervuar për deputetët e Vetëvendosjes.

E për këtë, ai pati një vizitë nga shefja e deputetëve të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Nuk dihet çka saktësisht kanë biseduar mirëpo dihet që Humolli ka qenë i pakënaqur me punën e qeverisë Kurti.

Humolli ka paralajmëruar se sot do të bëjë të ditur dorëheqjen nga grupit parlamentar i Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermal Krasniqi ka paralajmëruar Rumaninë se nuk duhet nënvlerësuar Kosovën.…