Fatmir Limaj dhe Ekrem Kastrati vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

14 dhjetor 2022 | 23:19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati kanë udhëtuar drejt Hagës.

Burime të “Epokës së re” bëjnë me dije se Limaj dhe Kastrati gjatë vizitës së tyre njëditore në Hagë do t’i takojnë ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, ish deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Vizita e Limajt është më e veçantë, pasi ajo po realizohet në 17-vjetorin e lirimit të tij nga Tribunali i Hagës.

Kujtojmë se ish krerët e UÇK-së tash e dy vite po mbahen në paraburgim në Hagë.

Raportohet se procesi gjyqësor ndaj tyre do të nis në pranverë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP e NATO-s), Joëlle…