
Fatmir Limaj mbështet Xhevahire Izmakun në Vushtrri: Me besim dhe përkushtim, po ecim përpara
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vizituar qytetin e Vushtrrisë, ku së bashku me kandidaten për kryetare të këtij qyteti, Xhevahire Izmaku, ka vizituar shtabin zgjedhor të partisë. Limaj i ka dhënë mbështetje kandidates për kryetare, znj. Izmaku, duke thënë se ajo çdo ditë po ndan me qytetarët vushtrrias një vizion të qartë për zhvillim real, me fokus në investime në infrastrukturë, bujqësi, ekonomi, rini dhe kulturë.
“Sot, me kandidaten tonë për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, vizituam shtabin e NISMA-s. Frymë pozitive, njerëz të përkushtuar dhe energji për ndryshim!
Znj. Izmaku po e ndan çdo ditë me qytetarët planin ‘Përjetë Vushtrria’, një vizion i qartë për zhvillim real, investime në infrastrukturë, bujqësi, ekonomi, rini dhe kulturë.
Me besim dhe përkushtim, po ecim përpara.
‘Përjetë Vushtrria 186!’”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.