Fatmir Limaj: Me Xhevahire Izmakun, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit

07 shtator 2025 | 00:12

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Xhevahire Izmaku është kandidate për kryetare të komunës së Vushtrrisë.

Limaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se Xhevahire Izmaku është zëri i qytetarëve, mundësia më e mirë për t’ia kthyer Vushtrrisë qeverisjen me projekte të mëdha.

“Xhevahire Izmaku, profesoreshë e nderuar, Deputete e Kuvendit të Kosovës, është kandidate për kryetare të komunës së Vushtrrisë.

Xheva, së bashku me ekipën e saj të përkushtuar dhe profesionale, përfaqëson shpresën për ndryshim të vërtetë. Ajo është zëri i qytetarëve, mundësia më e mirë për t’ia kthyer Vushtrrisë qeverisjen me projekte të mëdha, me hapësira për të rinjtë dhe me fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje”, ka shkruar Limaj.

Ndërsa ka shtuar se me Xhevën, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit, transparencës dhe përfshirjes së gjithsecilit në të ardhmen e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari Imer Mushkolaj ka kujtuar heroin e UÇK-së,…