Fatmir Limaj: Mua dhe PDK-së, për të ndërtuar diçka bashkë, na duhet vetëm një minutë

04 dhjetor 2025 | 21:09

Kryetari i Nismas në Debat Plus, në TV Dukagjini, ka thënë se bashkëpunimi i tij me PDK-në, është i mundshëm nëse ka vullnet. Madje ai tha se i duhen veç një minut, për ta arritur marrëveshjen. Ai tha madje se kjo ishte kërkesë, nga të gjitha anët, pra që të bashkohen Nisma e PDK.

“Mendoj që për të ndërtu diçka të përbashkët unë dhe PDK na duhet vetëm një minut, sepse themeluesit e Nismas, ishin edhe themelues të PDK-së, kemi të njejtat ideale, të njejtat qendrime. Prandaj, nëse ekziston vullneti, po them, do të na duhej veç një minut. Dua ta shpreh falënderimin tim, të qindar e mirjëra njerëzve e nga themelues të PDK-së, nga deputetët actual të PDK-së, nga prirës të UÇK-së e nga qyteatarë, që kanë shprehur dëshirën e kanë kërkuar që të ndodh një bashkëpunim me PDK-në. Dua ta shprehi mirënjohjen time për ata njerëz. Besoj edhe z.Hamza është përballur me të njejtën situatë sikur unë këndej. Unë nuk kam mundur që të mos e dëgjoj këtë kërkesë. Unë jam rahat me siglën e PDK-së, sepse vet e kam propozuar emrin PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS” – tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e punëve të jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, është…