Fatmir Limaj: S’ka koalicion me PDK-në, jemi në kontakt me LDK-në për të arritur marrëveshje
26 nëntor 2025
| 12:17
Në medie sot u raportua se NISMA Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Megjithatë, kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj në një prononcim të shkurtër për Front Online i ka mohuar kategorikisht këto raportime.
I pyetur rreth mundësisë për një koalicion me PDK-në, Limaj theksoi se “jo, nuk ka ndodhur asnjë takim” mes dy partive dhe se pretendimet për dakordim janë të pavërteta.
Limaj tha se janë në kontakt me LDK-në për të arritur marrëveshje. ‘’Siç e keni pa, jemi në kontakt me LDK-në’’, tha Fatmir Limaj.



