Fatmir Limaj: Sot zemra e Kosovës është në Hagë

25 dhjetor 2020 | 16:10

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk i ka pasur punët më keq. Limaj gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Malishevë, ka kërkuar mobilizimin e qytetarëve për ta nxjerr vendin nga udhëkryqi në të cilin gjendet.

Në këtë kontekst, Limaj ka thënë se para tri vitesh kishte paralajmëruar se vendi do të vijë pikërisht në këtë udhëkryq.

Limaj ka folur edhe për ish-bashkëluftëtarët e tij të cilët gjenden në Hagë duke u përballur me Gjykatën Speciale.

Duke iu referuar Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, Limaj ka thënë se sot zëmra e Kosovës është në Hagë.

“Sot disa individë që nuk kanë bërë asgjë për vendin, po thonë se na jemi siguria për vendin. Si mund të jenë ata kur nuk kanë bërë gjë për këtë vend. Disa po e kontestojnë krejt ata që është arritur në këto 20 vite. Sot zemra e Kosovës është në Hagë. Ata janë atje për vitet ’98-99, por ata më kanë prapa mua 24 orë. Do t’i rri prapa dhe do t’i mbështes me krejt qënien time. Zërin e lirisë së Kosovës, Jakup Krasniqin, e kemi në Hagë për gjoja krime lufte, prandaj betejën do ta bëjmë për Kosovën dhe ky do të jetë angazhimi ynë”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Nika Kosova është interes suprem për SHBA-në, janë…