
Fatmir Limaj uron Krishtlindjet
24 dhjetor 2020
| 21:09
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kërshëndellat.
Limaj përmes një shkrimi të postuar në “Facebook”, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë kremtën e Krishtlindjes.
“Uroj kjo kremtë e madhe, të kalojë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i Limajt:
Të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, ua uroj kremtën e Krishtlindjes.
Uroj kjo kremtë e madhe, të kalojë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati!
Për shumë mot Krishtlindjet!