Faton Klinaku: Jemi injoruar nga institucionet e vendit
06 qershor 2022
| 11:26
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë duke protestuar sot para objektit të Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.
Para dyerve të këtij institucioni ka dalë Policia e Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kërkesat e tyre janë injoruar nga institucionet e Kosovës dhe se janë detyruar të dalin në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe jemi detyruar që pakënaqësitë tona t’i shprehim në protestë”, ka thënë Klinaku.



